Tre Luanët ndëshkuan Kuqezinjtë për herë të dytë, në minutën e 63-të me anë të Mason Mount që lëshoi një gjuajtje nga brenda e zonës.
Mbyllet sfida: Shqipëri 0-2 Angli
Min ’90: Kane rrezikon sërish portën e Berishës, ndërkohë jepen 4 minuta shtesë.
Min ’89: Gjasula ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Mount, dhe do të mungojë ndeshjen e radhës.
Min ’88: Reja bën edhe ndërrimin e fundit, largohet Laci, futet Ramadani
Min ’85: Lojtarët e Shqipërisë qarkullojnë topin në mesfushë pa arritur të krijojnë dëme në mbrojtjen e Anglisë.
Min ’80: Trajneri i Anglisë nxjerr nga loja Phil Foden, futet Jese Lingard.
Min ’76: Reagojnë futbollistët e kombëtares sonë, nisen në kundërsulm, por topi bllokohet nga mbrojtësi i Manchester United, McGuire.
Min ’72: Kane ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar gjatë aksionit të anglezëve shumë pranë portës.
Min ’63: Anglia shënon dhe golin e dytë me anë të Mason Mount, pas një asisti nga Kane
Min ’59: Trajneri Reja kryen tre ndërrime, dalin: Cikalleshi, Memolla, Broja. Futen: Lenjani, Gjasula, Manaj.
Min ’56: Sterling merr një top të mirë nga mesfusha, por portieri Berisha reagon në kohë.
Min ’53: Britanikët vazhdojnë sulmet e njëpasnjëshme, Gjimshiti largon një top të rrezikshëm nga zona.
Min ’51: Sterling jep një asist brenda zonës për Phil Foden i cili godet fort. Gjuajtja pritet nga Berisha dhe topi prek shtyllën
Min ’49: Anglezët rrezikojnë sërish me Raheem Sterling. Mysafirët lëvizin topin në gjysmëfushën e Shqipërisë
Pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Anglisë që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Qatar 2022” me mysafirët që kaluan në epërsi.
Skuadrat e filluan me kujdes takimin dhe shansi i parë i madh erdhi në minutën e 13-të, kur Myrto Uzuni u vu përballë portierit Nick Pope, nga një pasim fantastik nga Elseid Hysaj, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.
Anglezët vazhduan të rrezikonin portën e Kuqezinjve me anë të Raheem Sterling.
Anglia kishte në vazhdimësi sulme, ndërsa momenti i golit erdhi në minutën e 39-të me anë të Harry Kanes që realizoi me lehtësi nga një gabim i mbrojtës tonë.