Anëtari i Komisionit për Demarkacion: Tani është komplikuar puna jashtëzakonisht shumë

0

Anëtari i Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Pikës Kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, Florim Isufi është deklaruar për herë të parë pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Isufi në një prononcim me Insajderin ka thënë se me ratifikimin marrëveshjes është komplikuar jashtëzakonisht situata. Ka thënë se kjo çështje është komplikuar për shkak se është ratifikuar marrëveshja e komisionit të kaluar, ndërsa në ligj është puna e komisioni të ri shtetërorë që thotë se puna nuk ka qenë e kryer mirë.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje flas në aspektin profesional përmes një raporti, raport ky që është i Komisionit Shtetërorë për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Pikës Kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi me të gjeturat e saj, jashtëzakonisht shumë e ka komplikuar situatën”.

“E para për shkak se marrëveshja është ratifikuar sipas dokumentacionit të komisionit të kaluar, ndërsa në ligj është raporti i cili thotë se ai dokumentacion nuk e ka kryer punën qysh duhet dhe tash nuk e di se si juristët do t’ia lidhin kokën kësaj pune”, ka thënë Isufi për Insajderin.

Më tej anëtari i komisionit ka thënë se nëse do kishte qenë në pozitën e deputetit do të kishte dhënë dorëheqjen para se të votonte pro apo kundër ratifikimit të marrëveshjes aktuale.

“Nëse unë kisha qenë deputet më përpara kisha dhënë dorëheqje se me e votuar këtë marrëveshje ose mos me e votuar, domethënë asnjërën as pro dhe as kundër nuk kisha qëndruarm, pro nuk kisha votuar për shkak të marrëveshjes së vitit 2015, ndërsa kundër nuk kisha votuar për shkak të raportit të vitit 2017. Tash nuk e di unë duhet ta analizoj dhe besoj që brenda katër apo pesë ditëve do të dal me një qëndrimin tim”, ka përfunduar Isufi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here