Anëtarët e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Arsim zotohen për adresimin e nevojave të UPZ-së

0

PRIZREN, 9 SHKURT – Anëtarët e Komisiont të Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, sot janë pritur në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” nga rektori, Prof. Dr. Ramë Vataj. Delegacioni në përbërje nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, Zëvendëskryetari i parë, Salih Morina, anëtarët Teuta Haxhiu dhe Shpejtim Bulliqi fillimisht e kanë uruar rektorin Vataj për detyrën duke i dëshiruar suksese në punë. Ata e kanë njoftuar Rektorin Vataj për punët që janë duke i bërë në hartimin e DraftLigjit për Arsimin e Lartë dhe kanë kërkuar nga menaxhmenti i UPZ-së që të japin sugjerimet dhe rekomandimet përkatëse. Rektori Vataj sipas një njoftimi nga zëdhënësi i UPZ-së Ramadan Baraliu, i ka njoftuar anëtarët e komisionit me të arriturat që janë shënuar në UPZ që nga themelimi dhe me vështirësitë që është ballafaquar dhe që vazhdon të ballafaqohet ky universitet. Ai ka kërkuar nga anëtarët e këtij Komisioni funksional të Kuvendit të Kosovës që të mbështesin UPZ-në në adresimin e nevojave që ka, si në aspektin e rritjes së buxhetit ashtu edhe në rritjen e numrit të punëtorëve të lejuar që të punësoj. Anëtarët e Komisionit u zotuan se do të kujdesën për adresimin e nevojave të këtij Universiteti si edhe të gjithë universiteteve të tjera publike në vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here