Aneks shkolle prej afro gjysmë milioni eurosh në lagjën e kryetarit të Malishevës

0

Sot në fshatin Banjë, kanë filluar punimet në ndërtimin e aneksit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “17 Shkurti”. Betonin e parë në themelet e këtij objekti me rëndësi, e vuri nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, së bashku me kryesuesin e KK të Malishevës, Aziz Thaçi dhe drejtorin komunal për arsim, Blerim Thaçi.

“Është kënaqësi e veçantë për mu, pasi Malisheva, gjithnjë e më shumë po i plotëson obligimet ndaj arsimit në komunën tonë, në veçanti ndaj nxënësve, pasi me këto objekte shkollore, po ju krijohen kushte më të mira për mësim, si për nxënës, ashtu edhe për arsimtar dhe rrjedhimisht me këtë po rritet edhe cilësia në mësim”, tha nënkryetari Mazreku.

Mësimdhënësit, nxënësit dhe banorët, i kanë uruar edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi.

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj kësaj radhe vetëm ka duartrokitur, nuk ka mbajtur ndonjë fjalë pasi ka qenë nikoqir, shkolla ndërtohet në lagjën dhe fshatin e tij.

Megjithatë Zyra për Informim e Komunës së Malishevës thotë se “ndërtimi i këtij aneksi, ka rëndësi edhe për nxënësit e disa lagjeve të Banjës dhe atyre të fshatit Gajrak, të cilët mësojnë në këtë shkollë, pasi hapësira e tanishme, nuk i plotësonte nevojat për mbajtje të procesit mësimor sipas standardeve.”

Aneksi i kësaj shkolle, ka një hapësirë prej mbi një mijë metra katrorë dhe ndërtimi i saj, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës. Vlera e projektit është 453 mijë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here