Anduena Sefgjini: “Nuk kam idol, dua të më kenë idol ”

2

Anduena Sefgjini nuk ka një idol në jetë. Ajo ka dëshirë që vetë të jetë idol për dikënd. Kështu ka thënë moderatorja e “Mat Televizion” nga qyteti i Burrelit. Sefegjini,e cila është edhe e para montazhiere femër në veri të Shqipërisë ka thënë në një intervistë se i pëlqen fakti që emisonet e saj pëlqehen nga shikuesit. Ajo ka treguar se nuk i pëlqejnë një masë e njerëzve në Shqipëri dhe se njeriu i sotëm i këtij vendi është i rrezikuar që të braktiset nga shpirti.

Kush është Anduena Sefgjini jashtë ekranit televiziv?

Një banore province, si gjithë të tjerët. Që e nis ditën me vrap mengjesi, kafe  me miqte, e me pas duke gatuar në shtëpi. Një studente e Psikologjisë ëe udhëton drejt Tiranës tri herq në javë e rikthehet në Burrel brenda ditës, për të qenë në orarin e punës pasditeve. Një banore jo e zhurmshme e kësaj province të qete, që do të donte ndonjëherë të ishte kaq e padukshme teksa pi kafe në kafenenë e saj të preferuar.

Pse vendoset të merreni me Gazetari, kur keni ndjekur kurse për Poltikë-Sociologji, Fotografi, Regji si dhe vazhdoni të studioni për Psikologji ?

Isha vetëm 15 vjeç dhe nuk dija ende çfare doja në të vërtetë, por më pëlqente idea e te qenurit person publik, të transmetoja tek të tjerët atë çfarë une mendoja se është e bukur. Fillova me emisionet e fëmijëve, më pas me emisionet e të rinjve, filloi të më pëlqente montazhi, dhe filllova kurs në Tiranë për montazh, fotografi dhe regji. Më pas shikoja që kisha mangësi në konceptimin e asaj çfarë ndodhte, apo të mënyrës se si rridhnin çështjet e politikës. Kurioziteti më shtynte të dija më shumë, e kështu u regjistrova në një kurs socio- politik sërish në tirane, për një afat 2 vjeçar. Vendosa të vijoja një universitet të plotë, për tu ndier më e plotësuar e kështu zgjodha Psikologjinë.  Gazetaria është më tepër një hobi, që une nuk do e zgjidhja për të studiuar për këtë degë. Psikologjia të ndihmon në gazetari për fjalorin, për menyrën se si e përçon atë që thua tek shikuesit. Një psikolog ka aftësinë t’i zbërthej situatat, njerëzit, duke u bazuar në gjuhën e trupit, komunikimin, në punën time si gazetare kontakti me personazhet e ftuar në emisione, bëri që Psikologjia të më ndihmonte për të gjetur atë çfarë ata donin dhe nuk donin, mënyrën se si do u pelqente ndërtimi i intervistës apo ambienti, nëse ishin mirë psikologjikisht për të dhënë intervistë, a do përshtatej me temën sociale ose jo. Psikologjia më ndihmoi të shikoja gjërat që nuk shiheshin, më ndihmon të njoh njerëzit më shpejt se sa do i njihja.

Cilat anë të këtij zanati i doni dhe a ka ndonjë për të cilën e urreni?

Të profesionit tim si moderatore dhe ideatore e emisionove sociale, pëlqej faktin që emisionet e mia sjellin emocione tek shikuesit, sjellin një lloje optimizmi, një mënyrë ndryshe të parit të gjërave. Gjate puntatave të emisioneve “Të jesh femër”, njerëzit më takonin në rrugë të emocionuar, duke më thënë se mënyra e ndertimit dhe ajo çfarë transmetoj ndikonte tek ata për mirë, i bënte të emoconoheshin. Kjo është ana që më pëlqen, të jem e dobishme psikologjikisht për njerëzit.Të ndikoj për mirë tek ata, t’ju sjellë optimizëm nëpërmjet punës që bëj.  Ndërsa ana që urrej është fakti që njihem nga të gjithë. Shihem si njeri i pagabueshëm. Paragjykohem për gjëra që si bëj, vetem se dikujt i lind dëshira të përmend emrin tim tavolinave të kafeneve. Ose paragjykohem nga femrat e une nuk kam mundesinë e replikës, mundesinë për të treguar kush jam në të vërtetë. Gjithmonë mendoj se opinioni nga e vërtata është krejt ndryshe. Ai/ajo ka një mendim për mua, por kjo nuk do të thotë që është e vërtetë. Në çdo ambient publik të gjithë më vështrojnë, jam në qendër të vëmendjes, nuk e dua këtë gjë. Kjo më bezdis, ndihem shumë në siklet.

Keni një idol në profesion?

Në fakt nuk kam, as ne adoleshencën time s’kam pasur një të tillë.Se kam përjetuar këtë ndjesi. Gjithmonë jam habitur kur vajzat vdisnin pas këngëtarëve apo aktorëve. Më emocionojnë teksa këndojnë apo aktrojne, por jo më tej se kaq. S’kam, por dua që një ditë dikush të më ketë IDOL.

A ndiheni më mirë në Burrel apo në Tiranë?

Në fakt njerëzit nuk e vlerësojne idenë që ti se braktis qytetin tënd, por pavarësisht vlerësimeve të bëra ose jo, asaj luftës të një mbijetese në province, ti zgjedh të qëndrosh. Të gjithë të thonë :-“pse nuk lëviz nga Tirana?!”. Në Burrel jam rritur dhe e dua qyetin, kam çdo kujtim këtu, gjunjët e vrare, shëtitjet pasditeve, kafet e mbremjeve, xhirot në parkun “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, jetën që bëhet këtu e thjesht, por e bukur. Edhe vendi ku punoj apo rrethi shoqëror që kam është elitë, njerëz modestë, bujarë që veshtirë të gjindet në ndonjë qytet tjetër. Në Burrel ke kohë më shumë në dispozicion, Tirana të lodh me urbanët, të harxhon shumë kohë veç udhëtimi, lëvizja nga një vend në një vend tjeter. Por s’do i thoja “jo” lëvizjes time drejt Tiranës, më pëlqejnë sfidat, nuk lodhem prej tyre. Tirana ka të mira pa fund. Është metropol, kush do e refuzonte një punë me rrogë të majme. Mund të them se qytetit tim i mungon pak gjallëria në orët e mbrëmjes dimrit. S’po bëj një dallim mes Tiranës dhe Burrelit, po t’i vendos në një peshore janë barazim.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Po rilexoj “Meshkujt vijne nga Marsi, femrat nga Aferdita” – John Gray. I cili jep këshilla në përmisimin e lidhjes ne çift dhe në pakësimin e grindjeve. Sepse në një të ardhme jo shumë të largët më pëlqen të kem klinikën  time si psikologe këshillimi dhe kryesisht si “Këshilluese në marrëdhëniet në çift” Duke e mbrojtur me fanatizëm idenë se komunikimi është ai që mbanë afër ose larg çiftet. Të gjithë mendojnë se jam vartëse e rrjetit social Fb, në fakt unë nuk chat-oj, shumicën e kohës vetëm lexoj, fraza, pjesë nga autorë të ndryshëm. Në një varg gjen një qartësim të një mendimi, nuk është e thënë të lexosh gjithë librin. Lexoj pothuajse 2-3 orë në ditë, dua të përmirësoj fjalorin e të folurit, konceptet mbi gjërat që di, e të mësoj ato që nuk di. Kam shumë pyetje pa përgjigje në kokën time dhe jam në kërkim të pergjigjeve, të gjërave që thuhen dhe nuk thuhen.

Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?

Nuk po them rrugët-ekonomia-qeverisja e gjëra si këto, pasi  përderisa mungojnë këto të cilat realizohen nga njerëzit, atëherë i bie që problemi të jenë vetë njerëzit. Në Shqipëri s’më pëlqejnë njerëzit. Shumica s’kanë edukatën e duhur, dhe kjo kulturë nuk ka të bëjë me arsimimin. Ka njerëz të arsimuar dhe pa kulturë, ka të tjere pa arsimin, por të kulturuar. S’më pëlqen imoraliteti, i shitur si gjë e modes apo hobi. Ju kerkoj ndjeseë për paragjykimin, por nuk mundem të them ndryshe e të mendoj ndryshe. Në Shqipëri njerëzit mjaftohen mos të kesh ti dhe ato do pranojnë mos të kishin asgjë prej gjëje. Përveçse janë të varfër ekonomikisht, varfëria ka filluar t’u prekë edhe shpirtin.

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?

Kam qene vetem njëherë, në një tur tre ditor, me stafin e “Mat Televizion” dhe më ka pëlqyer shumë Prizreni dhe gatimi i “qofteve mikser”.

Si është një burrë ideal në mendjen e Anduenës?

Të gjithë thonë se ideali nuk ekziston, pasi ngatërrojnë marrëdhenien e mashkullit në çift me atë të të qenurit mashkull. Ai mund të jetë mashkull i mirë, por jo i mirë në marrëdhenie çift, ose i mirë dhe ideal në marrëdhëniet në çift dhe aspak mashkull. Mund ta kem gabim, por kështu e mendoj unë. Ideali do ishte një mashkull kokë-fortë, që do merrte disa vendime pa qene nevoja të merrte sygjerim nga une. Më pëlqen që mashkulli të pushtojë. Të më gënjente në disa raste pasi të tregohej i sinqertë mbi faktin se po më tradhëton s’do mundesha dot ta përballoja. Niveli i larte i inteligjencës është tepër i rëndësishëm për mua. Të më besojë për gjërat që i them e unë nuk do e gënjeja për gjitëe jetën time.Të më vlerësojë, për atë çfarë jam, pasi ndjenjen e një mungese vetëbesimi s’do e toleroja dot. Mos të ketë vese, njerëzit me vese (alkol-drog-bixhoz-imoral) i konceptoj njerez pa karakter. Të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një jetë normale. Mendja është arma më e rëndësishme në dashuri, bukuria nuk është asgjë, unë vlerësoj mashkullin që ka një mendje të pasur, që di të marrë vendime e të vendos pa hezitim, edhe kunder deshirës time. Të më kushtojë vëmendjen e mjaftueshme.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Të përfundoj universitetin. Të kem klinikën time për shërbimet si psikologe këshillimi. Mos të jem këtu ku jam e kjo që jam tash, të kem një ndërrim total të jetës time për shumë më mirë. Dhe jam e sigurt, do ia arrijë.

A më vështirë te jesh intervistues apo e intervistuar?

Të dyja kanë vështirësitë e veta. Siç ke vështirësi të bësh pyetjet e duhura, ke edhe vështirësi të gjesh përgjigjet e duhura.

2 KOMENTET

  1. HIpokrite e madhe. Ti je e para qe flet keq per te tjeret nderkohe qe nuk i njeh,sidomos femrat. Ti je ngaterrestare çiftesh Anduena sefgjini.Aman kush merret me ty moj. O BObobobo vemje

  2. hahahahaha duket se paske kerku per emrin tim gjithandej, se nje material qe eshte bo ne 2015 ti komento ne 2020. Une sflas kurre keq per njeri, aq me teper kur si njoh. Dhe turpi me i madh ngaterrestare ciftesh epo edhe kete se kisha degju ndonjehere . hhhahahahahahaha Shumicen e hereve njerezit qe i bejne vete keto gjera, komentojne per tjetrin. Ti je 1 nga ata 3-4 njerezit qe hedhin balti mbi emrin tim dhe bejne pikerisht ato gjera qe ke thene se bej une. Merre me qet jeten jo me kaq stresss. 😉

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here