Andrei Shevchenko jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Ukrainës

0

Andrei Shevchenko ka dhënë dorëheqjen (i mbaroi kontrata, nuk rinovoi) si trajner i kombëtares së Ukrainës. Legjenda, ish-fitues i “Topit të Artë” kur luante me Milanin, e ka njoftuar këtë me një deklaratë përmes rrjeteve të tij sociale:

“Sot përfundoj kontratën time me Federatën e Futbollit të Ukrainës. Kam kaluar pesë vite me ekipin kombëtar të Ukrainës. Ishte një punë e vështirë, por treguam se ne jemi të aftë të luajmë futboll modern.

I jam mirënjohës presidentit dhe komitetit ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Ukrainës për mundësinë që më dhanë të punoj me ekipin kombëtar. Unë jam gjithashtu mirënjohës për të gjithë lojtarët dhe të gjithë njerëzit që ndihmuan dhe u përfshinë në ekip.

 

I falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen dhe kritikat e tyre. Së bashku kemi treguar se futbolli ynë mund të jetë përsëri konkurrues”.

Synimi i ish-lojtarit të Milanit dhe Chelsea, ndër të tjera, tani është që të përqëndrohet në një karrierë si trajner klubi. Një hap që ende duhet hedhur. Ukraina humbi në çerekfinalen e Kampionatit Europian të kësaj vere kundër Anglisë (4-0), por la një imazh të mirë në turne.

Dhe pikërisht nga Anglia tashmë kanë filluar të shfaqen zëra për mbërritjen e legjendës ukrainase në një stol të Premier League. Shevchenko e mori drejtimin e ekipit kombëtar më 2016 dhe ka pasur një ecuri të mirë. Tani ajo fazë është mbyllur dhe po shikon sfida të reja si trajner klubi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here