Ancelotti: U eliminuam për shkak të gabimeve në mbrojtje

0

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur shumë i shqetësuar me gabimet që ka bërë skuadra e tij në fazën defanzive ndaj skuadrës së Atletico Madridit.

Reali u eliminua nga Atletico Madridi në kuadër të Copa del Rey, teksa Ancelotti u shpreh i irrituar me gabimet që ka bërë skuadra e tij në fazën defanzive gjatë këtij takimi.

“Bernabeu ishte i shkëlqyeshëm me një atmosferë briliante. Ne kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë, nuk kishte ku të shkonte më mirë se aq”, tha Ancelotti pas takimi.

“Ne kemi bërë gabime në mbrojtje të cilat na kushtuan me eliminim. Nuk jam i brengosur me rastet që i kemi humbur, por jam shumë i brengosur me gabimet në fazën defanzive”, përfundoi italiani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here