Analisti ushtarak serb: Kosova është shteti i ri i SHBA-ve jashtë kontinentit amerikan

0

Analisti ushtarak serb Miroslav Lazanski thotë se kur të merren parasysh të gjitha pikëpamjet, ceremonina e djeshme në Prishtinë s’ishte  aspak naive.

Ai thotë se nëse shikohet buxheti i Ushtrisë së Kosovës nuk është edhe aq i vogël-100 milionë euro.

“Nëse buxheti ynë ushtarak prej 600 milionë eurosh për rreth 30.000 ushtarë të Serbisë, 100 milionë euro për 5 mijë ushtarët e tyre është një buxhet shumë i madh”, është shprehur Lazanski duke tërhequr vërejtjen se Kosova ka një kontigjent shumë të madh të të rinjve. Veq kësaj ai ka tërhequr vëmendjen se Kosova do të marr ndihmë ushtarake nga amerikanët.

I njëjti theksoi se Prishtina ka armë të rënda në depo.

“Ata kanë armët e ish UÇK-së dhe ato që nxorrën nga Shqipëria në vitin 1998. Ata kanë edhe topa, nuk tregojnë por ato ekzistojnë. Pastaj ata do tëndihmohen nga NATO. Kosova nuk është zyrtarisht në NATO, por ajo tani si kuazi shtet faktikisht është anëtare e NATO-së. Është shteti i ri i Shteteve të Bashkuara jashtë kontinentit amerikan. Ata nuk e fshehin atë, ata vetë thonë se politika e tyre e jashtme është politika e jashtme amerikane, se ata i duan amerikanët më shumë sesa amerikanët e duan veten “.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here