Analisti serb:Thaqi veproi me mjeshtëri

0

Në një intervistë për RTK-në të realizuar nga gazetarja Gentiana Begolli, Janjiq vlerësoi se paralajmërimet e Beogradit për arrestimin e kryediplomatit Kosovar Hashim Thaçit, poqë se ai hyn në Serbi, mund të rezultojnë edhe me fundin e SPS-it.

Analisti i njohur nga Beogradi Dusan Janjiq po qëndron në Kosovë. Në një intervistë për RTK-në, Janjiq vlerësoi se paralajmërimet e Beogradit për arrestimin e kryediplomatit Kosovar Hashim Thaçit, poqë se ai hyn në Serbi, mund të rezultojnë edhe me fundin e SPS-it, rrjedhimisht edhe të kryediplomatit serb Ivica Daçiq.
Janjiq thotë se Daçiq nuk mund të jetë edhe pro-evropian edhe trim milosheviqian, duke aluduar se një mendësi e tillë mund të pëlqehet nga Rusia por nuk i kontribuon të ardhmes së Serbisë e stabilitetit të Ballkanit.

E pse kjo klimë e keqe politike, kush është fajtorë për këtë?

Është vështirë të thuhet se kush është fajtor. Kemi fragmentime politike. Nga Koha e Milloshevicit e këndej nuk ka pasur përparime të mëdha. Ne tani kemi në Qeveri njerëz nga epoka e Millosheviqit, të cilët mundohen t’u përshtatën Evropës, mirëpo të cilët kanë shumë shprehi të vjetra si psh propagandë e madhe. Kjo gjë qytetarët i fut në Kope.

Si e vlerësoni paralajmërimin e Serbisë që nëse Thaçi hyn në Serbi do të arrestohet?

Qeveria e Kosovës dhe Hashim Thaçi me mjeshtëri kanë vepruar në tërë këtë situatë. Ne e dimë se në 97-ën një gjykatë e çuditshme në Prishtinë e ka dënuar Hashim Thaçin me 10 vjet burgim. Unë mendoj se ajo ka qenë si revansh për shkak të pjesëmarrjes në Rambuje.

Sipas Janjiq, kryediplomati kosovar me zgjuarsi e ka shfrytëzuar situatën duke kërkuar sqarim rreth rastit dhe se tani çdo gjë është e qartë. Vendimi për burgim ekziston dhe se Qeveria në Serbi nuk e ka parë të arsyeshme ta shfuqizojë…

Janjic: Ajo çfarë është më e rëndësishme, është fakti se disa politikanë pavarësisht që janë në gjendje të puthen me Hashim Thaçin, të përshëndeten, të arrijnë marrëveshje, kur kthehen në fshatrat e tyre, pra në Serbi, janë shumë të gatshëm të rrahin gjoks në mënyrën Millosheviqiane. Mendoj se në tërë këtë aferë më së shumti e ka pësuar Ivica Daçiq, i cili ka dëshmuar mungesë parimesh njerëzore.

Keni parasysh, Serbia shumë njerëz i ka paditur, jo vetëm Hashim Thaçin, për këtë ai duhet të jetë krenar. Serbia e ka paditur edhe Bill Kllintonin edhe Blerin edhe Sollanen…

Janjiq beson se nga tërë kjo aferë rreth paralajmërimeve për arrestimin e Thaçit po që se shkon në Serbi, ka vetëdijesuar klasën politike në Serbi për të vepruar më mençur.

Ky paralajmërim a e ka kthyer Serbinë në Koshen e Millosheviqit, kohë e cila nuk ka sjellë asgje të mirë pos Luftërave?

Janjiq: Mendoj se kjo cfarw ka ndodhur është pozitive ngase tregon se si një ministër i punëve të jashtme, i cili para 3 apo 5 ditësh vjen në Prishtinë, sillet shumë komod e s’ka asnjë problem, përnjëherë kthehet në Beograd dhe tregon fytyrën tjetër, fytyrën e keqe. Dhe kjo, në këtë trend është një lloj çlirimi nga SPS-i. Mendoj se kjo shumë ka kontribuar që ne të përshëndetemi me Ivica Dacicin dhe ndoshta edhe të fitojmë përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të SHBA-së që ta trimërojmë Vucicin dhe të tjerët që thjesht mos të bëjnë aso lloj ujdish me Moskën, që të ketë njerëz të tillë në Qeveri.

Pra unë pres një riformatim të Qeverisë të Serbisë dhe pres që ata që më shumë e duan Rusinë sesa Serbinë e Ballkanin – të shkojnë, le të shkojnë në Qeverinë e Moskës, përse mos të vendosën bukur në kabinetin e Putinit dhe të punojnë si këshilltarë për marrëdhënie me Serbinë e Ballkanin. Më mirë është kjo sesa ata ta dërgojnë serbët e Serbinë në një aventurë të panjohur, që ne, ku ta di, për interesa të dikujt tjetër të krijojmë urrejtje, në vend se të punojmë për atë çfarë kemi nënshkruar. A kemi nënshkruar me Thaçin e Mustafën, që t’i përmirësojmë marrëdhëniet mes vete, t’i ndërtojmë autostradat. Kjo është një shkollë e mirë për Vucicin që nuk mund të tolerojë më, ka pasur mjaft. Vullini, Dacici..

Sido që të jetë, Janjiq në një është i sigurt, ditëlindjen e Thaçit do ta festojë i vetëm në konferencë.

Janjiq: Por edhe nga kjo ka dalë dicka e mirë, ne e dimë që problemi ekziston, bashkësia Ndërkombëtare e di se ekziston, ministrat e tjerë të jashtëm janë tërhequr nga pjesëmarrja në atë konferencë, kështu që me siguri, nesër do të jem unë i vetmi në atë konferencë që nga larg do t’ia festojë ditëlindjen Thaçit…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here