Analisti serb pretendon së në Prishtinë ka ateruar një aeroplan i inteligjencës amerikane

0

Analisti serb me qëndrime hegjemoniste e proruse Miroslav Lazanski në Tv Pink ka folur për një aeroplan amerikan “MC-12 Liberty’, që pretendon se ka ateruar në Prishtinë.
Sipas tij ai aeroplan u përket shërbimeve të inteligjencës dhe ka ateruar në Kosovë për të mbikëqyrur kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera Lazanski thotë se përmes atij aeroplani do të tentohet të zbulohen edhe pozicionet e Ushtrisë në jug të Serbisë.

“Amerika ka 13 avionë të tillë për vështrim, vëzhgim dhe veprimtari informative. Mendoj se në përdorimin operaiv është futur në vitin 2009. Këta avionë për herë të parë janë përdorur në Irak. Ai i ka dy anëtarë ekuipazhi dhe me siguri ka ardhur për të parë dhe hetuar pozicionet e Ushtrisë së Serbisë në pjesën e saj jugore”, ka thënë Lazanski për Tv Pink, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se ai aeroplan nuk ka leje për t’u futur në zonën ajrore të Serbisë.

Duke komentuar mundësinë e shpërthimit të konflikteve në Ballkan, Lazanski ka theksuar se nuk do të ndodhë asgjë:

“Nuk do të ketë kurrfarë luftërash Ballkan. Së pari për shkak se për to nuk ka kapacitet, së dyti askush s’iu gëzohet atyre dhe së treti është naive të besohet se Amerika e Rusia do të nisin luftën për dhe rreth Ballkanit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here