Analisti Fadil Lepaja mendon që protesta është e panevojshme

0
Analisti politik, Fadil Lepaja, mendon që protesta e të shtunës është e panevojshme, ani pse është aktivitet në përputhje me ligjin dhe janë të shtyra nga motive të drejta.
Sipas tij, shoqëria nuk duhet të leljojë që të bije në grackën e një politikani si Aleksandër Jabllanoviq, i cili nuk ka çfarë të ofrojë tjetër pos urrejtjes.
POSTIMI I PLOTË:
Protestat janë të ligjshme, me motive të drejta, por janë të panevojshme!
Mendoj se nuk ja vlen me humbë kohë me deklaratat e një personi të papërgjegjshëm, të papjekur dhe të frustruar i cili nuk ka asgjë të u ofroj qytetarëve të këtij vendi përpos urrejtjes dhe konfliktit.
Nuk duhet të lejojmë që çdo këndez parapolitik të mundet me provokue protesta të pafund.
Një deklaratë e një njeriu qëllimkeq dhe arrogant, dhe populli fillon me i bllokue proceset e rëndësishme për vendin. Nuk mendoj se duhet të ndikohemi nga këto.
Mendoj se qeveria e Kosovës duhet të ngrijë të gjitha vizitat e tilla kolektive nga Serbia, me autobusë të përcjellur me dhjetra polic, të cilat qytetarët e Kosovës i ndiejnë si provokacion, përderisa të krijohen kushtet që qytetarët serb të vijnë në pronat e tyre pa përcjellje të policis[.
Fatkeqesisht askush prej shtetit serb s’ka kërkuar publikisht ndjesë për krimet e maqinerisë paraushtarake dhe ushtarake serbe në Kosovë. Ata duan të provokojnë e jo të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës për të zgjidhur problemet.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet qe të punojnë bashkë që të zbardhet fati i të gjithë qytetarëve të Kosovës, të zhdukur gjatë luftës, dhe në vend se të bllokojnë duhet të bëjnë garë se cili do të bëjë më shumë në këtë drejtim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here