Amerika më e fortë se kurr, thotë presidenti Obama

0

PRISHTINË, 21 JANAR – Në fjalimin vjetor para popullit amerikan të mbajtur të martën gjatë natës, presidenti i SHBA-ve Barak Obama ka folur për të arritura të mëdha të qeverisjes së shtetit më të fuqishëm të botës. Ai ka theksuar se Amerika e ka mposhtur krizën ekonomike financiare e cila e kishte kapluar botën pak vite më parë. “Hija e krizës ka kaluar, ekonomia jonë është duke u rritur dhe duke krijuar vende pune në ritmin më të shpejtë nga viti 1999, SHBA është e fortë”, ka kumtuar presidenti Obama i ndërprerë në vazhdimësi nga duatrokittjet e auditoriumit. “Shkalla jonë e papunësisë është tani më e ulët se sa para krizës financiare, fëmijët tanë diplomohen më shumë se kurrë më parë, njerëzit tanë kanë sigurime shëndetësore më shumë se kurrë më parë”, i ka numëruar avantazhet e mposhtjes së krizës, i pari i shtetit të parë në botë. Obama ka tërhequr vëmendjen se SHBA-të janë pavarësuar nga varësia e naftës së huaj më së shumti në këtë periudhë 30 vjeqare. Ai ka vequar se gjatë pesë viteve të fundit, bizneset amerikane kanë krijuar më shumë se 11 milion vende të reja pune. Amerika sipas tij është vendi numër një në naftë dhe gaz si dhe në energjinë e krijuar nga era. Aktualisht në Amerikë sipas tij çdo tri javë prodhohet më shumë energji solare se sa gjatë gjithë vitit 2008. Ai ka kujtuar poashtu se trupat amerikane në botë janë zvogëluar ndjeshëm. “Gjashtë vjet më parë, rreth 180,000 trupa amerikane kanë shërbyer në Irak dhe Afganistan, sot kanë mbetur më pak se 15.000”, ka kujtuar ai. Presidenti amerkan ka njoftuar gjatë fjalimit të tij se brenda dy javësh do të dërgoj në Kongres një buxhet të mbushur me ide “që janë praktike e jo partizane”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here