Amerika i jep lamtumirën heroit të saj(FOTO)

0

SHBA i japin lamtumirën ish presidentit George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington, ku morën pjesë figura të larta të politikës amerikane, së bashku me udhëheqësit e tanishëm dhe të mëparshëm nga e gjithë bota.Pesë presidentë amerikanë ishin së bashku të mërkurën për t’i bërë nderimet e fundit presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara, George Herbert Walker Bush, i cili vdiq të premten në moshën 94 vjeçare.

Ish presidentët, Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama, iu bashkuan presidentit aktual, Donald Trump, në funeral në Katedralen Kombëtare në Washington, ku djekën eulogjinë nga George W. Bush, i biri i presidentit të ndjerë dhe presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara.

Në funeralin shtetëror është paraparë të flasin edhe ish kryeministri kanadez Brian Mulroney, ish senatori amerikan Alan Simpson dhe historiani, Jon Meacham, biografi i Bushit.

Në mesin e dinjitarëve që do të marrin pjesë në funeral janë princi Charles i Britanisë së Madhe, kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe ish presidenti polak Lech Walesa.

Shërbesa fillojë kur një autokolonë e dërgojë arkivolin e mbështjellë më flamur të ish presidentit në Katedrale nga Kapitoli ku ai qëndroi të martën derisa mijëra njerëz i shprehën nderimet e fundit.

Një moment emocional u shënua kur ish senatori 95 vjeçar, Bob Dole, u ndihmua të ngrihej nga karroca e tij për të përshëndetur veteranin e republikanëve dhe të Luftës së Dytë Botërore.

George HW Bush

Pas funeralit, arkivoli i ish presidentit Bush do të dërgohet në bazën ajrore Andrews dhe prej andej në Houston në Texas për shërbesën e dytë dhe të fundit të enjten. Ai do të varroset afër bashkëshortes së tij Barbara, e cila vdiq në muajin prill dhe të bijës së tyre Robin, e cila vdiq në vitin 1953 nga leukemia kur ishte vetëm tre vjeçe.

Para funeralit shtetëror në Katedralen Kombëtare të Washingtonit të mërkurën, trupi i Presidentit George H.W. Bush u mbajt për homazhe në Hollin e Kapitolit. Vizitorët e shumtë qëndruan në radhë të gjata, për t’i bërë nderimet e fundit ish udhëheqësit amerikan, që e kanë karakterizuar si një njeri të qetë, por njëkohësisht me karakter të fortë dhe të guximshëm.

Në mesin e tyre ishte një teksan, i cili komentoi për Zërin e Amerikës:

“Jam nga Teksasi, edhe Presidenti ishte nga Teksasi, një njeri shumë i respektuar. Ka bërë gjëra shumë të mira për vendin.”

Një vizitor nga Çikago thotë se media nuk u soll mirë me të kur ishte President.

“Do të na mungojë ky njeri, për civilizimin e tij. Tani shtypi po thotë: ishte njeri i shkëlqyer…por jo kur ai ishte president. Në atë kohë nuk u tregua i drejtë me të.”

Ky vizitor nga shteti veriperëndimor i Meinit, ka qenë ushtarak, tani është në pension.

“Ai është një hero i luftës, një president i shkëlqyer. Unë kam shërbyer në administratën e të birit, prandaj ndihem mirë që ndodhem këtu.”

Një vizitor nga Marilendi thotë se ka qenë nxënës në shkollën e mesme kur zoti Bush ishte President.

“Bush ishte njëri prej presidentëve të fundit të moderuar republikanë”.

Mijëra njerëz bënë homazhe këto ditë në Rotundën e Kapitolit, Në mesin e tyre pati politikanë dhe heronj të luftës sikurse Presidenti Bush. Në mesin e tyre ishte edhe senatori Bob Dole, i cili erdhi me karrike me rrota për të nderuar ish rivalin e tij në garën për të emëruarin presidencial të Partisë Republikane.

Për t’i dhënë lamtumirën ish presidentit, kishin sjellë edhe qenin e tij, Sully.

George HW Bush
George HW Bush

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania bënë homazhe për zotin Bush të hënën në mbrëmje. Zoti Trump, merr pjesë gjithashtu në shërbesën tek Katedralja Kombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here