Ambasadorja e Shqipërisë ia ka ndaluar fjalën ambasadores së Kosovës në New York

0

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, nuk ia ka dhënë fjalën ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare në New York. Për këta ka reaguar me pezm gazetarja Arbana Xharra, e cila i ka drejtuar asaj një letër publike, e të cilën mund ta lexoni më poshtë:

Letër Besiana Kadaresë!

Në një ngjarje shumë të rëndësishme në New York, në Konferencën për “Shpëtimin e Hebrenjve”, gjatë luftës së dytë botërore, Ju si udhëheqese e Konferences ia paskeni suspenduar të drejtën në fjalë Ambasadores së Republikës së Kosovës. Keni vepruar konform stilit të Beogradit. Me siguri do ju elozhojnë për këtë akt. Pra, po të kishte qenë ambasadori i Beogradit, aspak nuk do të habiteshim me këtë refuzim të ulët. Por si ta komentojmë këtë sjellje aversive pasiqë e keni bërë ju. Dhe nuk është i pari; kur kemi parasysh votimet që i bëni në asamblenë e OKB-së e që shpesh na tërbojnë edhe flokët. Po provojmë ta gjejm motivin se pse nuk e lejuat Ambasadorën e Kosovës të flas në këtë ngjarje përmasash kombëtare e ndërnacionale. Ngjarje që ka shumë rëndësi për gjithë shqiptarët, kudo që janë. Ishim ndër të vetmit që shpëtuam Hebrenjtë gjatë Luftës së II-të Boterore. Që drama të bëhet edhe më e padurueshme dhe reagimi ynë i kufizuar: keni qëlluar edhe bija e njërit prej figurave kolosale, më të rëndësishme të kësaj epoke shqiptare, pra jeni bija e Ismail Kadaresë. Këtij gjeniu, i cili me penë, frymë e çdo fuqi provon ta bindë botën se kush janë shqiptarët. E ju? Ç’bëni ju? Mos keni ndonjë problem me identitetin që veproni të kundërtën? A do ishe aty mos ishe e bija e kujt je? Jo, besoj, me këtë frymë që shpreh. Qeveria Shqiptare duhet ta kuptoj se kjo zonjë nuk e ka vendin aty, ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm, por është kulmi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here