Ines Demiri, e ngarkuar me punë nga Kosova në Izrael, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në një spital në Izrael.
Demiri ka vendosur që dozën e parë të vaksinës ta marrë në ditën e lindjes së saj.
“Pas një periudhe në karantinë, falënderuese dhe e lumtur që e mora dozën e parë të vaksinës, sot – në ditëlindjen time”, ka shkruar Demiri.