Ambasadori slloven shpreh mirëkuptim për disa prej shqetësimeve të LVV-së

0

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, dhe Anëtari i Kryesisë, Belgzim Kamberi, janë pritur sot në takim nga Ambasadori i Sllovenisë në Prishtinë, Miljan Majhen. Në takim sipas njoftimeve nga Lëvizja VETVENDOSJE është diskutuar rreth situatës politike në Kosovë dhe marrëdhënies mes dy shteteve.
“Kryetari Ymeri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që shteti slloven i ka dhënë Kosovës ndër vite. Më tej, ai u ndal te rëndësia e zbatimit të parimit të reciprocitetit në raport me dialogun me Serbinë. Gjithashtu, ai paraqiti kritikat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj programit qeveritar, si dhe alternativën për ta transformuar situatën e rëndë socio-ekonomike që është krijuar. Duke folur për planet e ardhshme, Kryetari Ymeri shpjegoi edhe arsyet për organizmin e protestës së datës 18 prill dhe rëndësinë e saj për qytetarët e Kosovës”, ka bërë me dije LVV rreth temave të bisedimeve në Ambasadën Sllovene.
“Ambasadori Majhen bëri një shpjegim të modelit se si shteti slloven ka zhvilluar marrëdhëniet me shtetet fqinje, si dhe trajtimin që i ka bërë privatizimeve. Më tej ai shprehu mirëkuptim për disa prej shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOJSE! dhe gatishmërinë e tij për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin në të ardhmen”, është përmbyllur njoftimi i LVV-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here