Ambasadori Sabri Kiqmari e ka takuar heroin e luftës për liri të Timorit Lindor

0

Me një ndjenjë të veqantë e ka përshkruar ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiqmari, një takim me Xanana Gusmão nga Timori Lindor. “Bisedë e përzemërt me heroin e luftës për liri dhe pavarësi të Timorit Lindor, Xanana Gusmão (ish presidenti i parë i Timorit Lindor të pavarur dhe ish kryeministër i Timorit Lindor deri para një muaji). Timorin Lindor dhe Kosovën i bashkon e kaluara heroike, sakrifica e jashtëzakonshmë dhe përpjekja titanike për liri dhe pavarësi”, e ka përshkruar takimin me bashkbiseduesin e tij dhe vendin prej nga vjen ai, Kiqmari. “Ai ka udhëhequr Luftën Çlirimtare deri në shpalljen e pavarësisë së Timorit Lindor dhe është një nga personalitetet më të respektuara të popujve që luftojnë për liri dhe pavarësi”, e ka përmbyllur një njoftim të tij në rrjetin social Facebook, ambasadori Kiqmari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here