Ambasadori Kiqmari i nderon australianët që ishin vrarë me trupat turke e shqiptare në Çanakala

0

Derisa zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremonitë memoriale të organizuara në Çanakkala(Galipoli)ku janë kujtuar ushtarët turqë e shqiptarë që kishin dhënë jetën në luftë me trupat e ushtrive të Australisë dhe Zelandës së Re, ambasadori i Kosovës në Austrrali, Sabri Kiqmari sot ka marrë pjesë në ceremonitë memoriale të organizuara nga Australia ku janë kujtuar ushtarët e saj që ishin vrarë në përballje me trupat turke e shqiptare në të njëjtën betejë. “Sot mora pjesë në një paradë impozante marshimi të trupave ushtarake dhe veteranëve të luftës pranë Memorialit Australian të Luftës (Australian War Memorial) në Kanberra me rastin e Ditës ANZAC (ANZAC Day)”, ka bërë me dije ambasadori Kiqmari. “Kjo ditë është e ngulitur thellë në memorien identitare të qytetarëve australianë dhe zelandezë si Ditë e Përkujtimit të të Rënëve gjatë Luftës së Parë Botërore”, ka theksuar ai.” Sot e 100 vite më parë, më 25. Prill 1915, Trupat e Armatës së Australisë dhe Zelandës së Re zbarkuan në Galipoli (Turqi) në një ndeshje të ashpër luftarake me trupat turke”, ka kujtuar ambsadori kosovar. “Simbolikë e veçantë ishte vendosja së bashku e kurorave të shefit të Misionit të Turqisë dhe atij të Mbretërisë së Bashkuar”, e ka përmbyllur njoftimin e tij ambasadori Sabri Kiqmari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here