Ambasadori Kiçmari vlerëson lart integrimin e shqiptarëve në Australi

0

Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka treguar se shqiptarët në këtë shtet janë integruar në të gjitha fushat e shoqërisë australiane.

Ai ka thënë se shqiptarët përpos që kanë zënë pozita në mjekësi, universitete e gjykata, kanë mbërritur edhe të jenë udhëheqës qyteti.

“Jam shumë krenarë me punën e shqiptarëve në Australi. Kam takuar njerëz mjaftë të suksesshëm, profesorë universiteti, mjekë, juristë, gjykatës, madje, edhe një kryetar qyteti. Është një arritur shumë e mirë e gjithë shqiptarëve”, ka thënë Kiçmari, në një intervistë për radion SBC, raporton Gazeta Express.

“E thash këtë para gjithë ambasadorëve sepse nuk isha i sigurt se të gjithë ishin në dijeni për këtë nivel integrimi dhe zhvillimi të shqiptarëve këtu. E falënderova edhe Qeverinë e Australisë për mundësitë që ka krijuar për shqiptarët kah do që vijnë”, ka shtuar ai.

Kiçmari, i cili është Ambasador jorezident edhe në Zelandë të Re, ka thënë se edhe në këtë shtet shqiptarët kanë arritur të integrohen në fushat kryesore të këtij shteti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here