Ambasadori i Shqipërisë e refuzon notën protestuse të Beogradit

0

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka e ka refuzuar ftesën e MPJ’së së Serbisë për të marrë notën protestuese për incidentin me autobusin e përfaqësueses serbe.

Mediat serbe njoftojnë se ai ka refuzuar duke thënë se asgjë nuk ka ndodhur. Refuzimi i tij është përmendur në njoftimin e MPJ’së së Beogradit e cila akuzon diplomatin shqiptar se ka shkelur zakonet diplomatike.

Ambasadori i Shqipërisë ishte thirrur urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë me ç’rast, ishte njoftuar se do t’i dorëzohej nota protestuese lidhur me, siç e quajnë mediumet serbe, incidentin e rëndë dhe sulmet ndaj përfaqësuesve të kombëtares serbe në Tiranë, transmeton Koha.net.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here