Ambasadori i Serbisë në Tiranë: Besoj tek fitorja serbe dhe mikpritja shqiptare

0

Ambasadori i Republikës Serbe në Tiranë, Miroljub Zariç, në një intervistë për portalin “Javanews” shprehet pa doreza për fitoren e Serbisë, por nga ana tjetër mundohet të theksojë se ekipi serb nuk ka frikë, sepse beson tek mikpritja e shqiptarëve.

Sipas ambasadorit Zariç, delegacioni serb për këtë ndeshje përbëhet nga 170 persona, mes të cilëve dy ministra të qeverisë serbe. Ai thotë se ende s’është konfirmuar ardhja e kryeministrit Vuçiç.

Ndërsa për organizmin nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, ambasadori Serbisë thotë se “më kanë siguruar për të gjitha detajet dhe profesionalizmi i tyre më ka bërë që të kemi besim të plotë tek Federata Shqiptare e Futbollit dhe masat që ajo ka marrë”.

“Por, nga ana tjetër, ne e njohim mirë dhe e vlerësojmë mikpritjen shqiptare dhe vlerat e saj janë pjesë e mentalitetit tonë të përbashkët ballkanik”, shprehet Zariç.

Si ambasador i Republikës së Serbisë në Tiranë – thekson ai – besoj se do të fitojë Serbia, por kushdo që të fitojë, duam të fitojë futbolli i mirë dhe tifozeria e dalluar.

“Dhe besojmë se serbët dhe shqiptarët dinë të krijojnë marrëdhënie të mira dhe sport cilësor”, shprehet më tej diplomati, transmeton Top Channel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here