Ambasadori i Kosovës në Maqedoni:”presim që trupat të barten sonte për në Kosovë”

0

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa ka thënë se vonesa në tërheqjen e trupave të kosovarëve të vrarë në Kumanovë nga morgu i Shkupit, është shkaktuar nga autoritet maqedonase të cilat ende nuk janë kthyer nga Kumanova me çertifikatat e vdekjes.
“Jemi në pritje të dokumentacionit nga Kumanova, vendin në të cilin edhe ka ndodhur ngjarja, në mënyrë që familjarët të identifikojnë të afërmit e tyre dhe më pas të transportohen për në Kosovë”, ka thënë Hysa.

Ai ka shtuar se presin që sonte trupat të barten për në vendlindje./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here