Ambasadori i Britanisë së Madhe: Është e drejtë e Kosovës që të formojë ushtrinë

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka deklaruar se është e drejtë e Kosovës që të formojë ushtrinë. Ndërsa ka shtuar se krijimi i Forcave të Armatosura duhet të bëhet në konsultim me aleatët e NATO-s.

“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë, dhe në konsultim me aleatët e NATO-s, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR-it, përshirë edhe shkëmbimin e letrave të vitit 2012-2013”, ka thënë O’Connell përmes Facebook-ut, ku i është përgjigjur interesimit të qytetarëve lidhur me këtë çështje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here