Ambasadori Hysa thotë se Kosova nuk është burim i destabilitetit të Maqedonisë

0

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa e ka pritur sot një delegacion të Lëvizjes “Besa”, të përfaqësuar nga Zeqirja Ibrahimi anëtar i Trupës Koordinuese dhe zëdhënësi i saj Afrim Gashi. Sipas një njoftimi nga Lëvizja “Besa” ambasadori Hysa dhe përfaqësuesit e saj veq temave të tjera e kanë trajtuar edhe rastin Goshinca të Likovës. Përfaqësues të “Besës” e kanë quajtur këtë incident “teatral” “që krizën politike në vend dëshiron ta shndërrojë në konflikt ndëretnik e më vonë ndoshta edhe në konflikt ndërfetar”. Ata e kanë kundërshtuar interpretimin se ky konflikt e ka burimin në Kosovë. Edhe ambasadori Hysa ka theksuar se Kosova nuk është asnjëherë burim i destabilitetit të Maqedonisë pasi sipas tij kjo nuk është në interes të Kosovës, por as të vet shqiptarëve në Maqedoni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here