Ambasadori britanik: Korrupsioni nuk luftohet me tryeza, duhet të ketë burgosje

0

Ruairí O’Connell, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, tha se korrupsioni nuk luftohet në tryeza të rrumbullakëta. Ai tha se nënshkrimi i MSA-së tregon se Kosova do të trajtohet si vend fuqiplotë.

“Kam një pyetje: çka thotë raporti i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave? A janë plotësuar kushtet, apo mbeten disa për t’u plotësuar? Nëse mbeten shpresoj që Qeveria e Kosovës do t’i kryejë. Nëse ka pasur kushte dhe ato nuk janë plotësuar, çka duhet të kërkohet nga BE-ja. Korrupsioni nuk luftohet me tryeza të rrumbullakëta, me raporte me deklarata. Por luftohet me punë të palodhshme”, tha O’Connellnë në Klan Kosova.

“Unë njoh gjyqtarë dhe policë që zgjohen me mendimin e luftimit të krimit dhe korrupsionit. Por ka tepër shumë raste kur të tjerët kanë dështuar – jo vetëm, por edhe kanë marr pjesë në të dhe nuk janë dënuar. Është rasti i Xhabir Zharkut, për shembull”.

“Duhen marrë masat konkrete për t’i kthyer njerëzit në burg”, tha ai.

“Nëse dikush nuk shkon në burg, nëse dikush nuk dënohet nuk e di si luftohet korrupsioni. Çdo qytetar ka rol të veçantë në këtë proces, me veprat e tyre, me votat, të mos pranojnë që të jenë pjesë në këtë proces”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here