Ambasadori Braathu: Nesër të mos përsëriten skenat e protestave të fundit

0

Ambasadori norvegjez Jan Braathu në një ligjëratë të mbajtur sot para studentëve të AAB-së ka folur edhe për protestat që do të mbahen nesër të organizuara nga opozita në Prishtinë. Ai ka thënë se është e drejtë demokratike që të protestohet, “por ato të jenë të qeta dhe të mos përsëriten skenat nga protestat e fundit që ishin në Kosovë”. Ambasadori Braathu gjatë ligjëratës studentëve ka folur edhe për historikun e shtetëformimit norvegjez, për referendumin dhe monarkinë kushtetuese, si dhe shkaqet që çuan këtë shtet të refuzojë me referendum të hyjnë në Bashkimin Evropian, proces ky që ende është temë në Norvegji.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here