Ambasadori amerikan, Kroacisë dhe Serbisë: Nuk ju duhen armët

0

“Askujt në regjion nuk i nevojitet armatim i madh. Jam i bindur se paratë mund të hargjohen shumë më mirë në punë të tjera. Besoj se edhe në Kroaci ashtu janë të vetdijshëm për limitet e tyre ekonomike. Duam që të mbretëroj paqja dhe marrëdhenjet e mira mes fqinjëve në Ballkan. Bashkëpunojmë me Serbinë dhe Kroacinë dhe të gjithë të tjerët që kjo të arrihet”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Michael D. Kirby, për “Vecernje novosti”.

Kirby kështu i ka komentuar pohimet se Zagrebi do të blejë armë ofensive nga Amerika që ta Sulmojë Serbinë, dhe reagimin e Beogradit se në një rast të tillë do të furnizohet me armatim mbrojtës nga Rusia.

“Serbia ka të drejtë të blejë atë që mendon se i duhet. Kemi bashkëpunim të mirë me ushtrinë tuaj. E kam parë kryeministrin dje, do ta shoh edhe javën që vjen. Serbia duhet të bëjë atë që mendon se është më e mira për të”, i ka thënë “Vecernje novostit”, ambasadori amerikan.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here