Ambasadori Akan Ismaili dekorohet me Medaljen për “Shërbim të Shquar” në Iowa

0

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismaili, është dekoruar me medaljen për “Shërbim të shquar” nga Garda Kombëtare e shtetit të Iowa-s, në një ceremoni të veçantë ushtarake, e cila u mbajt në Kampin Dodge, në qytetin Johnston të Iowa-s.
“Ambasadori Ismaili dekorohet për shërbim të veçuar meritor në shtetin e Iowa-s dhe Gardën Kombëtare gjatë mandatit si ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përkushtimi dhe devotshmëria personale e ambasadorit Ismaili shtynë përpara vizionin e Gjeneralit dhe të gjithë Iowa-s për mbarë Kosovën që rezultoi në themelimin formal të marrëdhënieve dhe binjakëzimin në mes shtetit të Iowa-s dhe Kosovës dhe qyteteve të Pejës dhe Johnstonit. Lidershipi i fuqishëm i ambasadorit Ismaili, entuziazmi, mprehtësia në biznes dhe sjellja profesionale sigurojnë suksesin e Programit të Partneritetit shtetëror Iowa-Kosovë për vitet që vijnë”, thuhet ndër të tjera në motivacionin për medaljen e ndarë, të nënshkruar nga gjeneral–majori Timothy Orr, nga Garda Kombëtare e Iowa-s.

Gjatë vizitës zyrtare dyditore në shtetin e Iowa dhe pjesëmarrjes në këtë ceremoni, ambasadori Ismaili, i shoqëruar nga Ministri-Këshilltar në ambasadë, Sami Kastrati. dhe Atasheu për Siguri, Gjeneral brigade, Xhavit Gashi, zhvilluan një sërë takimesh edhe me autoritetet më të larta të shtetit të Iowa-s.

Në takimin me guvernatorin,Branstad u rikonfirmua mbështetja e mëtejme dhe zgjerimi i partneritetit tashmë të vendosur ndërshtetëror në mes shtetit të Kosovës dhe Iowa-s dhe është bërë e ditur se guvernatori Branstad ka mundësi të vizitojë Kosovën gjatë vitit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here