Ambasadorët e Quintit kërkojnë përgjegjësi nga qytetarët gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre

0

PRISHTINË, 26 JANAR – Në një Deklaratë të përbashkët të Ambasadorëve të shteteve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të lëshuar sot ata e kanë theksuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë jo të dhunshme. “E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore dhe për t’iu bashkuar në mënyrë vullnetare bashkëqytetarëve për të demonstruar është vendimtare për një demokraci funksionale”, është theksuar në deklaratë. “Megjithatë dhuna në protesta është joligjore dhe e papranueshme, për këtë arsye ne i dënojmë aktet e vandalizmit nga një grup protestuesish më 24 janar ndaj pronës publike dhe private si dhe frikësimin e ekipeve televizive, që poashtu është në kundërshim me parimet e lirisë së medieve”, është tërhequr vëmendja nga ambasadorët. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës për të ushtruar me përgjegjësi të drejtat e tyre demokratike”, është përmbyllur deklarata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here