Ambasada e SHBA-ve: Armët nuk kanë vend në parlament

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka dënuar dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës duke thënë se armët nuk kanë vend në parlamente.

“Sjellja e tmerrshme e anëtarëve të caktuar të Kuvendit nga radhët e opozitës – e cila çoi te kërkimi i kujdesit mjekësor për anëtarët tjerë të Kuvendit si dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë personelin nga Ambasada e Sh.B.A.-ve – bën tallje me njërën nga institucionet më të rëndësishme demokratike të Kosovës”thuhet në reagimin e kësaj përfaqësie diplomatike.

“Dhuna e sotme, së bashku me atë të tri javëve paraprake, i ka pamundësuar Kuvendit që të plotësojë mandatin e vet në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është demokraci. Kjo është pengim i procesit demokratik”

” Sikurse që kemi bërë edhe në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara fuqimisht kërkon nga opozita që të heq dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike, dhe që të angazhohet konstruktivisht në punën e rëndësishme të Kuvendit për të avancuar interesat e popullit të Kosovës”thuhet mes tjerash në reagim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here