Ambasada e Kosovës në Hungari: “Fëmija nga Vitia ka vdekur në qendër strehimi të azilkërkuesëve në Hungari”

0

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari ka njoftuar sot se fëmija për të cilin gjatë ditës u raportua se ka vdekur gjatë rrugëtimit ilegal për në Hungari, në fakt ka vdekur në një qendër strehimi të azilkërkuesëve në Hungari.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë zyrtar të Ambasadës.

Njoftim nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari

Budapest, 24 shkurt –Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritet hungareze se më datë 22 shkurt 2015 ka vdekur një fëmijë dy vjeçar nga komuna e Vitisë, në një qendër strehimi të azilkërkuesve në Hungari, ku bashkë me pesë anëtarët tjerë të familjes është vendosur që disa javë.
Ambasada e Republikës së Kosovës ka vepruar posa është njoftuar për rastin.

Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve hungareze, fëmija ditëve të fundit ka marr trajtim mjekësor në qendër të azilkërkuesve.

Autoritet hungareze janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të vdekjes së fëmijës dhe shumë shpejt pritet të dalin me një raport zyrtar mjekësor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here