Ambasada e Kosovës në Berlin demanton vetëveten: Viktimë të katërt në aksidentin e familjes Krasniqi nuk ka

0

Ambasada e Kosovës në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për aksidentin në Meerseburg. Me këtë rast autoritetet gjermane kanë njoftuar që në këtë aksident kanë vdekur 3 persona nga familja Krasniqi me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Kosova kurse viktimë të katërt nuk ka.

Ambasada thotë se gabimi në raportim është përmirësuar edhe në mediat gjermane.

“I njejti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane edhe kundruall mediave gjermane”, njofton ambasada. 

“Për paqartësitë në raportimet e mëhershme kërkojmë ndjesë”, thuhet tutje në sqarimin e ambasadës.

Postimi i plotë i tyre:

Por ky ishte njoftini i djeshëm i së njëjtës amasadë të cilin e transmetoi edhe ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla.

Ja njoftimi i ministres që kishte marrë nga ambasada:

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar që sot  ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg.

Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetëra të bashkëatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.

Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht.

MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here