Ambasada e Gjermanisë i dorëzoi donacionet nga Panairi i Kërshëndellave për 2 OJQ

0

PRISHTINË, 26 JANAR – Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë ua ka dorëzuar sot donacionet nga Panairi i Kërshëndellave do Organizatave Joqeveritare të Kosovës. Zëvendësambasadori Gjerman, Matthias Kiesler, dhe Ambasadorja Zvicerane, Krystyna Marty Lang, sipas njoftimit të Seksionit për Politikë dhe Shtyp të Ambasadës Gjermane ua dorëzuan organizatave të zgjedhura donacionet e mbledhura me rastin e Panairit të Kërshëndellave. Donacionet në vlerë prej 2070,50 Euro për secilën, u janë dorëzuar organizatave joqeveritare, „Autizmi“ dhe „Duart Plot Mëshirë“. Panairi i Kërshëndellave është mbajtur më 5 dhjetor 2014 në oborrin e Ambasadës Gjermane bashkërisht me Ambasadën Zvicerane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here