Ambasada amerikane përgëzon për zgjedhjet, por fton që të trajtohen parregullsitë

0

Shtete e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet e të së dielës, por edhe kërkojnë që të trajtohen parregullësitë në zgjedhje. Kështu thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

“Deklaratë e Ambasadës së SHBA, 22 qershor 2015

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qytetarët e Shqipërisë për ushtrimin paqësisht të së drejtës së tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet vendore më 21 qershor 2015. Numërimi i votive vazhdon dhe iu bëjmë thirrje institucioneve demokratike të sigurojnë certifikimin e shpejtë dhe tërësor të rezultateve. Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune. Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera. Nxisim qeverinë dhe partitë politike të punojnë për t’i trajtuar këto gjetje dhe rekomandimet e tjera të ODIHR”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here