Mbrojtësi anësor e ka kritikuar skuadrën e tij për humbjen 2-0 kundër Gunners për shkak të, sipas tij, gabimeve të shpeshta dhe të kota që ata bëjnë

Marcos Alonso ka pranuar se Chelsea janë fajtor për humbjen e së shtunës në derbin e Londrës kundër Arsenalit, ku ata bën “gabime të pafalshme”.

Chelsea e gjeti veten në disavantazh pas 14 minutave kur Alexandre Lacazette shënoi gol pasi dribloi tërë portën e tyre.

Laurent Koscielny e dyfishoi rezultatit pas një ndërprerje duke bërë një gol futuristik pasi që në vend që ta godet topin me kokë e goditi me krah.

“Ne bëm gabime të pafalshme”, tha ai për faqen e klubit.  “Ne i provokuam ata për ti dhënë besim dhe u gjendem para presionin ku bëmë gabime”, transmeton GazetaExpress.

“Në pjesën e dytë ne u përpoqëm, por ishte shumë vonë dhe nuk mundëm të shënojmë. Kur ju humbni, duhet të mësoni. Ne duhet ta analizojmë këtë ndeshje dhe të përmirësohemi shpejt, sepse nuk ka kohë për të menduar shumë. Ne duhet të luajmë mirë përsëri pasi që kemi ndeshje kundër Tottenham në gjysmëfinalen e dytë të Carabao Cup”.

“Kjo ishte njuë mundësi e mirë, ne e harxhuam dhe tani ne duhet të punojmë më shumë që të rrimë në pozita të Ligës së Kampionëve. Kjo gjë duhet të na motivojë neve”.

Chelsea ende është në vendin e katër në Premier Ligë por pasi u mposhtën ata kanë tri pikë më shumë se Arsenali dhe Manchester United që gjenden në pozitat pesë dhe gjashtë.

Pas ndeshjes së Carabao Cup kundër Tottenham,. Ata presin Sheffield Wednesday në FA Cup para se të kthehen në aksion në Premier Ligë më 30 janar ku do të luajnë kundër Bournemouth.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here