Alma Berisha, është një këngëtare e njohur shqiptare, e lindur dhe e rritur në Prizren, e cila aktualisht jeton dhe vepron në SHBA ku po shkëlqen me muzikën e saj.

Por shpirti i saj prej artisteje ngërthen një vokacion edhe më të gjerë. Është interesant se Alma hapat e parë i ka filluar në aktrim në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, në Prizren. Drama ku Alma kishte arritur kulmin e suksesit ishte drama “Tezja e Kadrisë” ku gjithqka ishte nën udheheqjen e tashmë të ndjerit Dashnor Xerxa, ish drejtori i Shtëpisë së Kulturës së asaj kohe. Alma kishte pasion edhe poezinë. Ajo ishte vlerësuar me çmimin e parë dhe çmimin e publikut. Ndërkohë ishte angazhuar edhe në teatrin “SKAMPA” të Elbasanit.

Alma Berisha tash e shumë vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në New York. Së fundmi ajo ka lansuar edhe 2 këngë. Kënga e parë titullohet “SIKUR DJE”, dhe kënga e dytë “TI KENGA E SHPIRTIT TIM” të cilat janë pritur me entuziazëm nga publiku.

Alma zhvillon koncerte e mbremje të shumta LIVE në New York ku është shumë e kërkuar nga publiku. Përveq muzikës Alma është edhe studente e mjekësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here