Alivanosja dhe gazi opozitar lotsjellës

0
ISMAIL SYLA
Shija e hidhur e tymit të gazit lotsjellës i vuri në hije mjetet logjistike të opozitës së Kosovës (vezët, bilbilat, ujin, gjuha e trupit e disave me duar të gatshme për t’u përleshur) duke bërë që edhe mediet ndërkombëtare të publikojnë pamje nga Kuvendi i Kosovës.
Kosova ka një demokraci parlamentare së paku 15 vjeçare, ku edhe opozita është sjellë në përputhje me rregullat e pakicës dhe shumicës.
Por, opozita e sotme me nismat e saj po mbjell një kulturë dhune që më së paku ka të bëjë me kuptimin themelor të fjalës Kuvend ose Parlament. Vend ku tubohen të zgjedhurit për të folur, për t’i shprehur mendimet e për t’i marrë vendimet racionale.
Kushdo që ka kaluar para parlamentit austriak, ka vënë re statujën e Athinasë, perëndeshës së mençurisë, dijeve dhe drejtësisë. Është shaka e hollë ajo, sipas së cilës thuhet se të mençurit rrinë jashtë parlamentit. Përkundrazi, Athinaja që pa hyrë brenda sikur u thërret parlamentarëve: Mençurohuni, mençurohuni, mençurohuni.
Po të pyetej berberi i Prishtinës, sipas anekdotës së Nolit (fyelli dhe çengitë) se si i ka punët Kosova, ai do të përgjigjej tym e gaz në parlament nga opozita, alivanosje dhe kujdes nga pozita.
Këto sjellje të opozitës, nuk e di pse m’i kujtuan “kikirikat” e Pejës, ata fëmijë të lazdruar me të cilët nuk di si t’ia bëj as policia as gjyqtarët.
Autori është këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here