Aliti reagon ndaj Ibrahimit për “shpifjet ndaj babait të saj”

0

Deputetja Nora Aliti ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetit Orhan Ibrahimi referuar babait të saj, ish-kreut te PPD-së, Abdurrahman Aliti. Ne reagimin e saj, Aliti i quan shpifjet e gënjeshtra akuzat e deputetit të PDSH-së, raporton Zhurnal.

Ja reagimi i plotë:

Klithje injorante, apo klithje shpifëse?!

Orhan Ibrahimi i PDSH-së sot në mbledhje të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive na paska deklaruar si vijoj: “A e keni dëgjuar ndonjëherë Abdurahman Alitin të thotë se burim krize në Maqedoni është Kushtetuta e sjellë në vitin 1991? Me mandat deputeti dhe të moralit tim personal e them se kurrë se ka bërë atë deklaratë”.

– ” Fëmija që sot ka dhjetë vite kur do ti mbush të njëzetat do të luftoj për ndryshimin e neneve të kësaj Kushtetute me të cilën ju na diskriminoni” – Abdurrahman Aliti, Komisoni Kushtetues (1991).”

Stenogramet nga fjalimet e Abdurahman Alitit janë materiale me karakter publik, kurse një përmbledhje e qëndrimit të Abdurrahman Alitit në raport me Kushtetutën e vitit 1991 mund të gjendet edhe në intervistën e fundit të tij.

Ja dhe linku : http://www.yllpress.com/41525/aliti-maqedonia-mund-te-funsionoje-vetem-konform-marreveshjes-se-ohrit.html

Orhan Ibrahimi, po fliste edhe për turpin sot në këtë mbledhje, dhe duke e mirëkuptuar, sepse flet për atë që jashtëzakonisht shumë po i mungon, shpreh keqardhje që politikbërja e tij e pistë paska marrë përmasa epike.

Gënjeshtrat patetike të Orhan Ibrahimit,  nuk mbushin dot as boshllëqet e logjikës së tij, e aq më pak mund të ju imponohen qytetarëve si të vërteta.

Qytetarët e dinë të kujt janë betimet derisa vdekja të na ndajë. Betim që u rikonfurmua edhe sot me prishje te kuorumit.

Po përsëris atë që e ka thënë William Blake, po e them të vërtetën jo për të bindur ata që nuk e dijn ( ose që sduan ta dijnë në mungesë të ndërgjegjes si recitues të teksteve politike), por për të mbrojtur ata që e dijnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here