Ali Shabani: “Do ta tronditim Kosovën, e pastaj do të ikim për Hungari”

0

Njëri nga anëtarët e Sindikatës së ish-punëtorëve të Fabrikës së Gypave ka lëshuar një paralajmërim të fortë për qeverinë e Kosovës dhe AKP’në.

Në emisionin “Interaktiv” në KTV, Ali Shabani ka thënë se nëse nuk jepen 25 milionë Eurot ata, do ta tronditin Kosovën.

“Nuk dua të kërcënoj, por Kosova do të tronditet nga ne. Pasi ta tronditim Kosovën, do të marrim 50 autobusë dhe të gjithë familjarët e ish-punëtorëve do ta lëmë Kosovën. Do të nisemi për në Hungari, do të shkojmë kudo tjetër ku do të mund të kemi një jetë më të dinjitetshme”, ka thënë Shabani.

Ai e ka lënë fajtor Enver Hasanin për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e 25 milionë eurove. Por, ka shprehur bindjen se me bordin e ri të AKP’së kjo çështje do të zgjidhet.

Shabani ka thënë se në tendën tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës kanë mbetur vetëm 5 grevistë dhe se nuk ka nevojë që të protestohet më aty.

Tenda është aty për më shumë se 300 ditë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here