Ali Ahmeti:”Tërheqja e BDI-së nga qeverisja do të prodhonte krizë të thellë”

0

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se përgjimet kanë dëmtuar imazhin e shtetit. Po të mos kishte ndodhur rasti i përgjimeve situata do të ishte normale, deklaroi më tej Ahmeti.

“Përgjimet kanë dëmtuar imazhin e shtetit. Qytetarët janë kureshtar për të parë si flasin ministrat etj. Por unë flas për imazhin e shtetit, pasi për ata është një megaskandal. Sipas marrëveshjes së arritur nuk do të ketë më publikim të “bombave” deri më 10 qershor, por shpresoj edhe pas kësaj date”, deklaroi më tej Ali Ahmeti.

Ai edhe një herë deklaroi se tërheqja e BDI-së nga Qeveria, do të prodhonte krizë të thellë dhe vendimi për të mos u tërhequr, është si rezultat politikave afatgjata që ka “Çdo tërheqje e jona do të prodhonte një krizë të madhe. Ne jemi përpjekur dhe kemi menaxhuar në një afrim të palëve të konfontuara.”, tha Ahmeti dhe sipas tij hapat që i ndërmerr BDi-ja gjatë kësaj situate të krizës politike në vend, janë vlerësuar shumë nga komuniteti ndërkombëtarë. /SHENJA/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here