Ali Ahmeti në Greqi- qeveritarët maqedonas “vjellin zjarr”!

0

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, zv/kryeministri Musa Xhaferi, zv/kryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi dhe shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi nuk shkojnë në takimet diplomatike në cilësinë e përfaqësuesve qeveritar, kanë thënë për “Meta” nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga MPJ thonë se bëhet fjalë për takim partiak dhe se partneri qeveritar në koalicion nuk është koordinuar me ta lidhur me temat e bisedimeve.

Me këtë rast, shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi nuk ka dashur të komentojë më shumë, duke thënë se gjithçka qe duhet të dihet rreth kësaj vizite “qëndron në komunikatën e djeshme të partisë”.

Çështja e emrit dhe marrëdhëniet ndër-fqinjësore pritet të jenë në qendër të takimit mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe Ministrit të Jashtëm grek Nikos Koxias. Në takimin e të premtes në Athinë palët pritet të diskutojnë edhe për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.

Çështja e emrit ishte kryefjala edhe në vizitën para pak kohësh të Ministrit të Jashtëm Poposki në Athinë. Megjithëse në takimin e kolegun e tij grek Koxias, pritej të shpaloseshin ide të reja për kapërcimin e çështjes së emrit, Poposki doli me deklaratë se për sa i përket çështjes së emrit mes Shkupi dhe Athinës ekzistojnë male. Ndërsa Koxias bëri thirrje për një kompromis të drejtë që duhet ta fitojë nacionalizmin ekstrem në të dyja vendet.

Ndërkohë, ky është si që dihet takim i dytë tet-a-tet mes Ahmetit dhe diplomatit grek Koxias, kur ishin takuar dhe biseduar në Zyrën greke në Shkup gjatë vizitës në qershor të ministrit grek në takimet me politikanë maqedonas.

Ahmeti kishte takim zyrtar ne MPJ-në greke edhe më 2013 me ish shefin e atëhershëm të diplomacisë Evangelos Venizelos, ndërsa para vizitës muajin e kaluar të shefit të diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki në Athinë, funksionarë grek kishin takime vetëm me funksionarë të bllokut shqiptar, pra me Fatmir Besimin dhe Teuta Arifin, derisa kjo e fundit poashtu ishte zv/kryeministre e eurointegrimeve, transmeton Aktuale.mk.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here