Alexis Tsipras:. Populli e merr fatin në duartë e veta

0

Kryeministri i Greqisë Alekxis Tsipras ka deklaruar sot se vendi i tij është i vendosur që të sjellë vendim rreth fatit të vet në Eurozonë.

Qytetarët e Greqisë sot po deklarohen në një referendum të jashtzakonshëm.

“Askush nuk mund ta injoroj mesazhin e vendosmërisë së popullit i cili e merr fatin në duartë e veta”, ka thënë Tsipras pasi ka votuar në shkollën fillore “Dimotika” në Athinë.

Tsipras është pritur në venvotim me ovacione dhe vërshëllima “Oxi”, “Oxi”(jo, jo).

Paraqitjen e kryeministrit grek në votime e kanë përcjellur një numër i madh gazetarësh nga Greqia dhe gjithë bota dhe kjo ka shkaktuar tollovi në vendvotim.

Në Greqi sot rreth 10 milionë grekë do të deklarohen në referendum mbi marrëveshjen e propozuar me kreditorët e cila parasheh masa shtesë kufizuese të kursimit, në këmbim të ndihmës financiare për të shpëtuar ekonominë.

Vendvotimet janë hapur pak pas orës 07:00 dhe qytetarët do të mund të votojnë deri në ora 19:00. Rezultatet e para preliminare pritet të jepen rreth orës 21:00.

Referendumin e ka inicuar vet kryeministri grek, Tsipras dhe votimi është organizuar për vetëm 9 ditë.

20622522965598f25cacc34731889711_v4_big

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here