Çka tha ish-drejtori i Juventusit për Maradonën?

0

Ish-drejtori i përgjithshëm i skuadrës italiane të Juventusit, Luçiano Moxhi, i cili në kohën kur Diego Armando Maradona luante te kjo skuadër, ka dhënë një vlerësim për legjenden argjentinase. Ai ka treguar që Maradona ishte nga ata lojtarë që nuk mund të dilte ditën nga shtëpia se do t’i vërsuleshin të gjithë tifozët për ta përqafuar e për t’i kërkuar autografe. “Kështu qe ai preferonte të dilte vetëm natën. Kjo ishte drama e tij. Bëri një jetë aspak të rregullt. Shpesh nuk vinte dhe në stërvitje. Nëse e shohim si njeri e gjykojmë në një mënyrë, si lojtar në një mënyrë tjetër. Ishte një lojtar i rrallë, por njeri i brishtë. Megjithatë më duhet të them që Maradona ishte njeri altruist që e donin shumë shokët, sepse ai vetë dinte t’i bënte ata që ta donin. Ai nuk dinte të fliste keq për shokët. Por dinte t’u bënte dhurata atyre dhe napolitanëve. Pastaj flasim dhe për njeriun që binte pre e drogës. Që të gjykojmë Maradonën duhet të gjykojmë dy njerëz”, ka thënë Moxhi.

Kur është pyetur se a do ta kishte marrë Maradonën te Juventusi Moxhi iu përgjigj: “Si lojtar do ta kisha marrë. Si njeri do doja ta korrigjoja. Por është e vështirë të korrigjosh njeri me problem. Për napolitanët Maradona ishte Zoti. Ndërsa në Torino nuk ka Zot, atje është tjetër gjë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here