Aleksandër Vuçiq: “Serbia duhet të ketë kujdes me shqiptarët, janë komb në zgjerim”

0
Dy ditë para vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, kryeministrisë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se duhet të bëhet kujdes me shqiptarët.
Në një intervistë dhënë për televizionin serb “B92”, kryeministri Aleksandër Vuçiq është shprehur se “Shqipëria dhe shqiptarët janë një komb në zgjerim” dhe se “Serbia duhet të tregohet e kujdesshme dhe të ketë marrëdhënie të mira me ta”. Ndërsa duke komentuar mbi incidentin e ndodhur në Beograd me dronin, Vuçiqi është shprehur se “ne e dimë dhe autoritetet e dinë se çfarë ndodhi. Padyshim ishte e organizuar politikisht. Unë dhe Edi Rama e dimë kush e bëri këtë”.
Vuçiqi ka bërë me dije se, pavarësisht kritikave në Beograd, do ta zhvillojë vizitën në Shqipëri dhe se Serbia nuk do t’i kundërpërgjigjet provokimit me dron. Kryeministri serb ka bërë një koment të tillë në prag të vizitës në Tiranë, vizitë e cila është programuar të zhvillohet më 27 maj.
Vuçiqi, duke folur për Kosovës, tha se ka besim se presidenti Tomislav Nikoliq do t’ia japë rëndësinë e nevojshme platformës për Kosovës dhe se Qeveria nuk është shërbyese e BE-së. Nga ana tjetër, ai shtoi se edhe Nikoliqi kërkon të vazhdohet rruga e integrimit në BE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here