Probleme me zemrën, deputeti Mark Frroku lë qelinë

0

Deputeti i Partisë Kristiandemokrate Mark Frroku është larguar sot nga qelia e burgut 302, drejt spitalit të burgut në QSUT. Shkak janë bërë disa shqetësime të tij me zemrën dhe me tensionin. Burime të lapsi.al thanë se nuk bëhet fjalë për ndonjë situatë të rëndë megjithatë mjekët rekomanduan shtrimin në këtë spital për të mbajtur situatën nën vëzhgim. Ai është shtruar rreth orës 15.00 ndërsa ka kryer një echo të zemrës. Të njëjtat burime thanë se gjatë ditës së enjte do të kryejë edhe një ekzaminim që njihet si “biçikleta”.

Deputeti Mark Frroku ndodhet prej pak javësh në qelitë e paraburgimit pasi Gjykata e Lartë dhe masën “arrest me burg”. Ai akuzohet për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Belgjikë në 1999./lapsi.al/ 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here