Aleatët reagojnë ndaj sulmeve të Rusisë në Siri

0
SHBA-ja, Turqia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Katari dhe Arabia Saudite kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët për sulmet e Rusisë në Siri.
Në një deklaratë të këtyre vendeve është thënë se Rusia duhet t’i japë fund sulmeve ndaj opozitarëve dhe civilëve në Siri dhe duhet të përqendrohet në sulmet kundër ISIS-it. “Si qeveri të SHBA-së, Turqisë, Britanisë së Madhe, Francës, Katarit dhe Arabisë Saudite në lidhje me operacionet e Rusisë në Siri deklarojmë se:  Jemi thellësisht të shqetësuar për dërgimin e shumë trupave ruse në Siri si dhe sulmet, të cilat vazhdojnë që prej ditës së djeshme në Hums, Hama dhe Idlib, i kanë në shënjestër opozitarët dhe civilët, ndërsa mënjanojnë ISIS-in”, është thënë në këtë deklaratë, raporton “Anadolu Agency”.
Sipas këtyre shteteve, aktivitetet ushtarake, të cilat janë shkak për rritjen e tensioneve në këtë vend, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se ndihmojnë në rritjen e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. “Federata ruse duhet t’i japë sa më shpejt fund sulmeve ndaj civilëve dhe opozitarëve dhe duhet të përqendrohet në luftën kundër ISIS-it”, është thënë në deklaratën e përbashkët të shteteve aleate.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here