Aleatët europianë, me mendime të ndryshme për luftën kundër ISIS-it

0

Aleatët europianë të Amerikës duket të kenë mendime të ndryshme lidhur me çështjen në se do t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara në sulmet ajrore kundër grupit terrorist Shteti Islamik në Siri.

Të mërkurën, Presidenti Barack Obama parashtroi planin për ta mundur Shtetin Islamik, që përfshin sulme ajrore në Siri.

Rusia, e cila mbështet udhëheqësin sirian Bashar al Assad, tha të enjten se çdo sulm ajror ndaj Sirisë pa mandatin e Kombeve të Bashkuara, do të ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Por në një intervistë për Zërin e Amerikës, Sekretari i Shtetit John Kerry, tha se Moska duhet të mos e mbështesë më zotin Assad dhe të pranojë faktin se Shteti Islamik përbën rrezik edhe për Rusinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here