Aldona Qerimaj : “Synoj të arrijë majat e suksesit në fotomodelizëm”

0

Aldona Qerimaj e ka synim që të arrijë majat e suksesit në fotomodelizëm. Ajo thotë se deri më tash ndonëse është angazhuar, megjithkëtë është vetëm në fillimet e saja.

Vajza nga Tropja që jeton në Tiranë thotë se gjatë karrierës së saj ka pasur oferta nga agjenci të ndryshme, porse agjencia e saj e preferuar është Life Style Albania”.

Qerimaj në një intervistë tregon që Shqipëria i pëlqen për bukuritë natyrore që ka, porse jo edhe për politikën e saj dhe standardin e ulët të mirëqenies. Ajo rrëfen se e viziton edhe Kosovën meqë është mbesë e Gjakovës.

 

 

Kush është Aldona jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Jam një vajzë e thjeshtë si të gjitha të tjerat.

 

Pse zgjodhët të merreni me fotomodelizëm?

Fotomodelizmi ka qenë ëndrra ime që e vogel dhe jam e lumtur që më në fund e bëra realitet.

 

Keni një idol në profesion që ju frymëzon?

Idol mund ta quaj vetëm babain tim, është ai që më frymzon të eci përpara , dua të ndihet krenar për mua.

 

Në fushën që lidhet me bukurinë cili është suksesi juaj më i madh?

Ka pak që kam filluar këtë profesion, por suksesi më i madh janë ofertat e shumta si imazh për kalendar (të cilët nuk e kam pranuar arsye personale).

 

A keni marrë ndonjë ofertë për këtë profesion?

Oferta kam marrë nga agjenci të ndryshme, por agjencia ime e preferuar është “Life Style Albania” dhe nuk do e ndërroja me të tjerat.

 

A ndiheni mirë në Tiranë apo në Tropojë?

Më mirë ndihem në Tropojë, edhe pse kam familjen dhe punën në Tiranë. Ku ka si vendlindja!  –

 

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Nuk jam shumë e dhënë pas leximit. Më pëlqen më shumë të mesoj gjërat sipas kohës së duhur.

 

Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?

Në Shqipëri nuk më pëlqen niveli i ulët i zhvillimit ekonomik, nuk zbatohen ligjet dhe në krye të shtetit janë ata që duhej të ishin shumë poshtë. Më pëlqen sepse ka bukuri natyrore dhe pse të tjerët nuk i vlerësojnë aq shumë.

 

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?

Po në Kosovë shkoj pothuajse çdo javë sepse jam mbesë e Gjakovës.

 

Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Partnerin ideal e kam gjetur, Fabiol Musaj , është ai që plotësoi çdo idealizëm për një mashkull perfekt në zemrën time.

 

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen janë të arrij majat e suksesit, sepse jam e re në këtë fushë, pra është vetëm fillimi im.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here