Aldo Bare kërkon të rimarrë Lagunën e Karavastasë

0

Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, i është drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda me një padi, nëpërmjet të cilës kërkon të drejtën për t’u ankuar mbi një vendim që i konfiskoi Lagunën e Karavastasë, duke ia kaluar atë shtetit. I dënuari i përjetshëm si kreu i bandës së Lushnjës, pretendon se është pronari i një sipërfaqe prej mbi 1200 metra katrorë ndërtesa dhe mbi 11 mijë metër katrorë truall, si edhe objekte të ndryshme në Lagunën e Karavastasë. Kjo pasuri është konsideruar si e paligjshme dhe e lidhur me veprimtarinë kriminale të Bares.

Me një vendim të Qeverisë në 2011-ën, kjo pronë i ka kaluar për shfrytëzim Ministrisë së Mjedisit, ndërsa nga vitet 1998 deri më 2006 rezulton si pronë e Aldo Bares. Argumentet ku mbështetet i dënuari me burgim të përjetshëm për rikthimin e Lagunës lidhen me, gjykimin në mungesë të dosjes “Karavastaja”, për sa kohë, që sipas tij, të gjitha procedurat e ndjekura nga shteti, që nga sekuestrimi deri tek konfiskimi, nuk është përfaqësuar nga një mbrojtës i tij. Mbi këtë argument, Bare shpjegon se kjo pronë i takon atij përderisa nuk janë ndjekur të drejtat për prani të barabartë të palëve në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Pretendimi i Aldo Bares është se, në 1998, ua ka blerë Lagunën peshkatarëve të zonës, të cilët ishin pronarët e ishndërmarrjes së Peshkimit. Ai thekson se, blerja ka qenë e ligjshme, ndërkohë që organi i akuzës këmbëngul se prona është blerë nën kërcënimin e armëve. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Fran Prendi, më 18 shtator të këtij muaji. Aldo Bare u akuzua 1 dekadë më parë për vrasje kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, krijim i organizatës kriminale e një sërë veprash penale për të cilat në 28 mars të 2011 u dënua me burgim të përjetshëm. Prej shumë vitesh Aldo Bare qëndroi në arrati, ndërsa në vitin 2006, ai u arrestua në Stamboll pasi u kap me një pasaporte false dhe u ekstradua më pas në Shqipëri.

Banda e Bares veproi për vite me radhë, derisa i shumëkërkuari u prangos pas shtatë vitesh në Turqi dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë ku ndodhet prapa hekurave. Aldo Bare (Alfred Shkurtin) është fajtor për Gjykatën e Krimeve të Rënda, për katër vrasje, dy tentativa vrasjeje, shkatërrim të pronës me zjarr, si dhe krijim të organizatës kriminale. Për secilën nga këto akuza i pandehuri u dënua me 247 vite burg, por në bashkim të dënimeve, përfundimisht Aldo Bare u dënua me burgim të përjetshëm. Verdikti i trupës gjyqësore, e cilësonte fajtor Aldo Baren për vrasjen e Genci Kashari, Xhevat Demiri, Nimet Zeneli e Masar Aliu./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here