Albulena Haxhiu: Tashmë Serbia është brenda Kosovës

0

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se tashmë pas Marrëveshjes për Drejtësinë në Bruksel Serbia është legalizuar e legjitimuar brenda Kosovës.

Sipas saj, nga shteti unik dhe i pandashëm, Kosova do të ngjajë me një krijesë juridike me tipare federale pa një standard sistematiko-juridik.Më poshtë Fjala e Albulena Haxhiut në konferencën e sotme për medie lidhur me dialogun në Bruksel mbajtur më 11 shkurt 2015Rregullimi i synuar përmes pazareve me Serbinë është duke e akomoduar sistemin paralel të drejtësisë.Nga shteti unik dhe i pandashëm, Kosova do të ngjajë me një krijesë juridike me tipare federale pa një standard sistematiko-juridik.

Marrëveshja e 10 shkurtit ndërmjet nga Mustafës dhe Vuçiqit, e formalizon dhe e juridizon binarizimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës.

Ky binarizim konsiston në themelimin e divizionit të veçantë të Gjykatës së Apelit në veri dhe një paneli tjetër të Gjykatës së Apelit në komunat të tjera të ashtuquajtura serbe, dhe themelimi i Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicën e Veriut me dy degët e tyre – Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kuvendi i Republikës, spektator i rastit, do ta kryejë vetëm punën formale të kësaj marrëveshjeje – e që është miratimi i plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Gjykata, në mënyrë që ti përshtatet kësaj marrëveshje.

Në vend se burimi i autorizimit primar të jetë Kuvendi i Republikës, ai shndërrohet në patericë dhe mjet të qeverisë që të legalizojë pajtimet e saj në dëm të interesit të Republikës për shpëtimin e emrave individual.

Marrëveshja Thaçi-Daçiq, themelonte një divizion të Gjykatës së Apelit, që do ta ketë selinë në Mitrovicën Veriore dhe një panel tjetër i cili do të gjykon në baza etnike, mirëpo këtij monstrumi të drejtësisë i shtohet shkalla e parë e gjykimit.

Në këtë kuptim, Bashkimi i Komunave Serbe përveç se do ta ketë në komandë të veçantë forcën policore (aparatin e dhunës) me komandant të veçantë regjional të Policisë, Fondin vetanak nga të hyrat doganore, organet qeverisëse të krijesës së quajtur Bashkimi i Komunave Serbe, tani do ta kenë edhe sistemin gjyqësor dyshkallësh.

Elementi i tretë i shtetësisë, që në gjuhën e së drejtës ndërkombëtare publike, njihet përndryshe aftësia juridike dhe e veprimit të shtetit. 

Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Mustafa tejkalon ligjin me të cilin është ratifikuar marrëveshja e 19 prillit. Pra tejkalimi i aktit me epërsi ligjore, e tregon qartë që epilogu i bisedimeve me Serbinë po shpien vetëm deri tek një përfundim – pra deri te NDARJA.

Është lojë e qeverisë së Kosovës, me pajtimin edhe asaj të Serbisë që të mbulojnë efektin juridik dhe politik të marrëveshjes së 10 shkurtit me prezantimin e përbërjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në baza etnike.

Kemi shembuj të mjaftueshëm sikurse shembulli i Gjykatës Kushtetuese, e cila E relativizon përbërjen e saj në aspektin e përfaqësimit etnik. Por, e njëjta ka qenë dhe është në shërbim total të politikave ditore dhe të atyre që ndërlidhen me procesin e dialogimit.

E pas gjitha këtyre favoreve që po i bënë qeveria e Kosovës asaj të Serbisë, tani kjo e fundit shprehet e gatshme për hapjen e kapitullit 35-të që ka të bëjë me Kosovën.

Nuk është tani më me rëndësi për Serbinë raporti i saj me Kosovën dhe efektimi i saj në raport me BE-në.

Tani Serbia e ka penetruar brenda shtetit të Kosovës krijesën e saj të quajtur Bashkimi i Komunave Serbe. Ajo do ta kontrollojë, do ta furnizojë dhe ndihmojë.

Ajo është vetë Serbia brenda Kosovës.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here